Tekniku i Laçit, Gentian Mezani ka komentuar fitoren 1-2 ndaj Partizanit.

“Ne po luanim, në ndryshim nga ndeshja me Teutën, që po e prisnim. Gjithsesi është e pafalshme të pësojmë gol dhe të shpenzojmë dyfishin e forcave për të përmbysur rezultatin. Megjithatë, treguam karakter, si në ndeshjen ndaj Teutës. Janë pikë që na nevojiten. Ishte fitore në transfertë kundër një skuadre që është pretendente për titull. Problemi im tani është që të mbaj çunat me këmbë në tokë. Jemi në një pikë të kampionatit, ku nuk na lejohet të gabojmë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb