Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë në Kosovë.

“Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik.” – shkruan Kryemadhi në facebook, ndërsa shton se Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj.

Postimi i plotë:
Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik.

Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj.

Uroj përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje.
Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për ti shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtjeshëm në gjithë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb