Kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe jo vetëm.

Fjala është për modelen nga Shqipëria, Trejsi Sejdini, e cila u përfol për një lidhje dashurie me reperin nga Drenica, Don Xhoni.

Kjo pasi ishte protagoniste e këngës së tij të re “Kokaina”, megjithëse deklaroi se kanë punuar bashkë vetëm për klip.

Trejsi ndërkohë ishte e ftuara e radhës në ’60 sekondat’ e Prive, ku nuk iu shpëtoi pyetjeve provokuese.

E pyetur nëse do të pranonte të luante në një film me skena të nxehta për 1 milion euro, bukuroshja nuk ngurroi të përgjigjej duke thënë, ‘Normal, se po’.

Ajo veç tjerash theksoi se lidhja më e gjatë e saj ka zgjatur katër vjet, ndonëse momentalisht është beqare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb