Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se është bërë pjesë e një “trekëndëshi dashurie”, vetëm pak kohë pas ndarjes nga vëllai i motrave Hadid, Anwar.

Ylli i popit është fotografuar nga paparacët duke kërcyer me yllin e Netflix, Aron Piper para se ai të fotografohej duke puthur FKA Twigs.

Gjatë fundjavës, 26-vjeçarja Dua u pa në një kërcim romantik dhe tepër të nxehtë në një klub nate në Madrid me yllin e Elite, 25-vjeccarin Aron.

Një video u shpërnda në Twitter dhe fansat u çmendën pas historisë së çiftit të ri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një prej fansave shkroi: “Dua Lipa po jeton la vida loca në Spanjë dhe Arón Piper po jeton ëndrrën, unë e shikoj me respekt”.

As Dua dhe as Aron nuk kanë komentuar videot dhe dyshja mund të jenë thjesht miq duke kaluar një natë qejfi së bashku, por pas kësaj FKA Tëigs postoi një video duke u puthur me Aron.

Fansat menjëherë pyetën se çfarë po ndodh me tre yjet e shoubizit.

“Çfarë po ndodh mes Dua Lipa, FKA Twigs dhe Aron Piper? A po ndodh një trekëndësh dashurie”, shkroi një prej fansave në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb