Për analistin Artur Zheji akuzat e Bashës ndaj Ramës, Metës dhe Berishës janë pjesë të një sërë lëvizjesh të fuqishme që ai do të bëjë. I ftuar në “Pikat mbi I”, Zheji tha se ky veprim do të ketë kosto por është koha që Basha të veprojë në mënyrë simetrike.

“ Kjo është një lëvizje e tij e parë në vazhdim të një cikli lëvizjesh të fuqishme. Çdo akt politik ka risk por i ka vënë përballë dhe i ka thënë nëse ju të tre keni një kauzë të përbashkët shfaqeni sfidën. Do të ketë kosto për Bashën siç ai po merr kosto. Këtu ka një lojë Fakenews mbi kontrollin e partisë nga Berisha dhe Basha. Është një proces i sforcuar për t’u kthyer mbrapsht. Në këtë situatë Basha nuk ka rrugëdalje përveçse të replikojë në mënyrë simetrike. Basha është edhe këshilluar dhe instrikti politik e ka çuar tek ballafaqimi i drejtpërdrejtë”- tha ai.

Ndërkohë për analistin Mentor Nazarko kjo është një fillim beteje.

“ Lëvizje nëse mund të quhet e tillë është lëvizje. Kjo akuzë që ai bëri ngjan si fillimi i një beteje. Por cila është mbështetja e tij? Vettingu në politikë është e pazakontë në historinë e shteteve dhe është e vështirë që SHBA-të ta mbështesin një iniciative të tillë. Fillimi i kësaj beteje përkon me një periudhë ku Rama ka konsumin e saj të pushtetit. Basha ka epërsi, por aksione të tilla duhet të kenë studim. Nuk shoh rreth Bashës ekip.Dalja e Bashës duhet të jetë më e shpeshtë që të vendosë një balancë në këtë tërësinë  e zërave me peshë që ndikojnë në opinion publik.Duket të jetë më i pranishëm se sa të enjteve në Parlament”- tha ai.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb