Në shtëpinë e Inter shpërtheu alarmi Lautaro Martinez. Sulmuesi zikaltër humbi sfidën kundër Paraguait për shkak të një problemi muskulorë. Nuk bëhet fjalë për një problem serioz, vetëm për një dëmtim i ardhur si pasojë e ngarkesës së madhe fizike nga numri i lartë i ndeshjeve që ka zhvilluar deri më tani. Për këtë arsye, Martinez nuk është larguar nga grumbullimi me përfaqësuesen argjentinase dhe do të jetë në dispozicion për dy sfidat e radhës kundër Uruguai dhe Peru.

Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, nëse “demi” vijon të qëndrojë i grumbulluar me kombëtaren rrezikon shumë të humbas sfidën e radhës kundër Lazio në Serie A. Trajnerin Inzaghi dhe stafin e tij nuk e shqetëson vetëm Martinez pasi janë të shumë lojtarët të cilët janë të angazhuar me përfaqësueset latine, si Vidal, Correa, Sanchez dhe Vesino.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: