TIRANE – Sandalet gladiator janë në modele dhe forma të ndryshme, të sheshta apo me taka, të gjata apo të shkurtra elegante dhe sportive.
Që nga takat e larta, të mesme apo të sheshta, opsionet e sandaleve gladiator janë të pafundme. Motrat Jenner nuk kanë asgjë më shumë se motrat Istrefi, të cilat i kanë bërë pjesë të stilit të tyre sandalet gladiator.
Po ashtu edhe Vanessa Hudgens apo shumë yje të tjerë, nuk i kanë rezistuar dot këtij trendi. Kush nuk e dashuron kombinimin e sandaleve gladiator me një minifund apo me pantallona të shkurtra, me këtë rast ekspozon edhe këmbët.
Ato janë mënyra më e mirë për të përballuar verën në këmbë.
Të pëlqen të vishesh rastësisht? Atëherë sandalet e sheshta gladiator janë të dukurat për ty, shkruan revista class. Detajet interesante të tyre mund t’i jepnin veshjes më shumë elegancë ndërsa gjatë gjithë kohës ndihesh, mbi të gjitha shumë rehat.(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb