Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Rrogozhinës. Sipas raportimeve treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor.

aksident-ne-elbasan-treni-del-nga-shinat

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe as dëmtim të vagonëve dhe lokomotivës. Dalja e trenit ka shkaktuar panik e kaos tek udhëtarët pasi vagonët janë ndarë. Një pjesë ka dalë nga shinat, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në trasenë hekurudhore.

treni

Udhëtarët kanë pohuar se kanë kaluar minuta tmerri, teksa vagonët lëviznin në mënyrë të pavullnetshme.
“Ndjemë lëvizjen e fortë. U tronditëm, s’po kuptonim çfarë po ndodhte. Vagonët u ndanë”, kanë thënë udhëtarët, ndërsa kanë treguar se kanë qenë rreth 50 njerëz në tren. Mes tyre, ka pasur edhe disa turistë të huaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: