Beppe Marotta ishte shumë i qartë, objektivi i Inter është kualifikimi në Champions me çdo kusht, çdo përfundim tjetër do të kishte pasoja, për Inzaghin të parin. Në këtë pikë të sezonit, zikaltërit duhet të gjejnë vazhdimësi, mjaft me ulje ngritje, është shumë thelbësore që të blindojnë vendin e dytë në Serie A. Pavarësisht se Inzaghi ka sjell trofe, e fundit Superkupa përballë Milan, kaq nuk mjafton në sytë e stafit drejtues për ta mbajtur në skuadër për të tretin vit radhazi.

La Gazzetta
La Gazzetta

Paraqitje si ajo kundër Bologna-s, një humbje që la një shije shumë të hidhur, nuk tolerohen më. Në 2023, Inter ka lënë 10 pikë shumë të rëndësishme kundër rivalëve jo direkt, një detaj që nuk i ka pëlqyer aspak Marotta-s. Të dorëzuar për çështjen titull, pasi Napoli është shkëputur me 18 pikë, Interit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të mbaj larg Milan, Roma e Atalanta, vendi i dytë është një garanci për Inzaghi-n të parin.

Inzaghi Marotta
Inzaghi Marotta

Sigurisht që Marotta është i vetëdijshëm se nuk është momenti për të ushtuar më shumë presion, për këtë arsye nuk i kurseu elozhet në drejtim të Inzaghi-t duke theksuar se trajneri ka të gjithë besimin e stafit drejtues, por diskutimi për të ardhmen do të bëhet vetëm në fund të këtij sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: