Tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një tren pasagjerësh Amtrak që udhëtonte nga Los Anxhelos në Çikago goditi një kamion dhe doli nga shinat.

Mediat e huaja shkruajnë se dy nga viktimat ishin pasagjerë në tren dhe një ishte pasagjer në kamion.

Zëdhënësi i patrullës së autostradës së Misurit tha se ende nuk është e qartë se sa është numri i të lënduarve, duke shtuar se më shumë 40 pacientë janë transportuar në spital pas kësaj përplasjeje të fortë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb