Shorti i Ligës së Kampioneve ka qenë me fat për Trepça ’89, që në debutimin e saj ka gjetur nga vazot e shortit një ekip relativisht të lehtë dhe që nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Përballë kampioneve të Kosovës, në turin e parë të turneut do të jetë Vikingur i Ishujve Faroe, që merr pjesë për herë të parë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Ky ekip, i krijuar në vitin 2008 pas shkrirjes së dy klubeve të tjera në Ishujt Faroe, klasifikohet si gjysmë-profesionist dhe në historinë e tij, ka shijuar vetëm një herë suksesin në kampionat, pikërisht në vitin 2016, duke prerë biletën për turneun më të rëndësishëm.

Sezoni më i suksesshëm ndërkombëtar në historinë e Vikingur është kur arriti deri në turin e tetë të Ligës së Europës, në sezonin 2014-2015, pasi eliminoi Dugava të Letonisë dhe Tromso të Norvegjisë, për t’u eliminuar nga Rijeka e Kroacisë./PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: