TIRANE

Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun. Dyshja janë gjithmonë aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë momente nga përditshmëria.

Ata po shijojnë javët e para si prindër dhe gëzimi që Emi ka sjellë në jetën e tyre është mjaft i madh. Mirëpo, përveç tyre edhe prindërit e dy personazheve me siguri po kalojnē ditë mjaft të bukura.

Së fundmi Besniku ka ndarë një foto me nënën dhe vogëlushen e tij, duke i bërë një dedikim mjaft të veçantë. “Dy dashni t’mdhaja t’miat dhe një super stil i flokëve i jemi”, shkruan ai. Besniku ndan herë pas here momente nga jeta e re si baba dhe shpesh i shoqëron me humorin që atë e karakterizon gjithmonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb