TIRANE- Disa zona të kryeqytet do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Në një njoftim, OSHEE bën me dije se stakimet do të bëhen për tre ditët në vijim. Kështu sipas OSHEE-së, ndërprerja e energjisë do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen në nënstacionin Farkë.

Për këtë arsye, në datat 29-31 janar, nga ora 9:00 deri në 13:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona:

-Në datën 29 janar pa energji do të jenë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.
-Në datën 30 janar pa energji do të jenë: Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.

-Në datën 31 janar pa energji do të mbesin: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: