Deputeti Gazment Bardhi në emisionin ‘Open’ në Neës24  tha se Grupi Parlament i PD nuk ka ndasi sa i përket qëndrimit, se Presidenti i Republikës do të duhet të jetë propozim i opozitës.

Gjatë bisedës në studio , Bardhi u shpreh se çdo deputet që mendon si ish-kryeministri, Sali Berisha është i ftuar për t’u ulur dhe për të diskutuar, duke shtuar se Grupi Parlamentar do të duhet të jetë i unifikuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Keni vendimmarrje të ligjshme?

Bardhi: Nëse ka çështje për tu diskutuar për presidentin do të duhet që çdo deputet i PD të mos dalë të bëjë deklarata më media, por të vijë të diskutojë. Nuk ka vendimmarrje të Grupit për Presidentit, ju garantoj që grupi i gëzon mbështetjen e shumicës. Unë po them që PD dhe Grupi i saj Parlamentar do të duhet të jetë i unifikuar dhe unifikimi nuk bëhet duke shpallur armike dikë që mendo ndryshe , por duke ardhur dhe duke gjetur një rrugë të përbashkët. Nuk kemi ne ndasi,

Si nuk keni ndasi?

Bardhi: Nuk kemi ndasi me askënd për faktin që presidenti i takon të jetë propozim i opozitës, secili prej grupimeve thotë që propozimi i presidentit do të duhet të jetë i opozitës. Ne nuk kemi dalë te kandidatët.

Ju thatë non-gratat nuk e zgjedhin dot presidentin?

Bardhi: Unë ju shpjegova standardin e Ramës se thotë non-gratat nuk propozojnë dot, ndërsa Rama ka në pesë mandate non-grata. Po thoja që Rama ndjek standard të dyfishtë.

A ka dështuar platforma e Alibeajt?

Analisti Abilekaj: Një pjesë PD është futur në këtë diversion sepse përjashtohet Berisha, këta pranojnë diversionin e Ramës vetëm sepse përjashtohet Berisha. Ju krijoni një vendimmarrje pakice, 22 deputetë nga 44…

Bardhi: Po them që Berisha dhe çdo koleg që mendon si Berisha është i lutur të vijë në Grupin Parlamentar të PD. Pas datës 25 mars kemi bërë tres ose katër mbledhje ku ka qenë edhe Berisha dhe as nuk e ka penguar kush, e kemi dëgjuar me shumë vëmendje dhe respekt…Ne ftojmë dhe kemi ftuar siç është bërë edhe para datës 30 prill, por ka një qëndrim të Berishës që thotë së nuk vjen më në mbledhje të Grupit Parlamentar. Unë kam konstatuar që ne nuk kemi ndasi, që Presidenti i Republikës do të duhet të jetë propozim i opozitës. Shumica do të duhet të provohet në momentin ku ne do të shkojmë në mbledhje dhe të hedhim çështje për votim. Askush tjetër përveç Grupit Parlamentar të PD nuk ka tagër për të negociuar më askënd.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb