Tre qendra vaksinimi do të hapen në Universitetin e Shkodrës, ndërkohë që mësimi pritet të nisë më 18 tetor. Ky fakt është konfirmuar nga rektorja e këtij universiteti, Suzana Golemi, e cila pohoi se 80% e stafit dhe pedagogeve janë te vaksinuar.

“Universiteti i Shkodrës ka marrë masat për të hapur tre qendra vaksinimi. Një prej tyre nga e hëna do jetë tek Rektorati, e dyta tek fakulteti ekonomik, e treta te fakulteti i shkencave te edukimit. I bëj thirrje që të vaksinohen sepse ruajnë vetën, familjet dhe studentët. 80% e stafit dhe pedagogeve janë te vaksinuar ndërsa numër te sakte për vaksinimin e studenteve nuk kemi. I kam lënë detyre dekanëve qe te jene ne kontakt me studentet qe te dine numrin e te vaksinuarve. Kemi marre gjitha masat edhe per mesimin online ne rast se ndryshon udhëzimi.

Ne lidhje me regjistrimet, janë dege te kërkuara si Infermieri, Fizioterapi, Mami, Edukimi fizik, Ekonomiku, ndërsa me pak studente kanë degët e Mësuesisë, ndërsa kjo lidhet me shume arsye. I kemi kërkuar ministrisë lidhur me problemin e mesatares, por ministria këmbëngul për mësues cilësor. Nuk ka degë që rrezikojnë mbylljen. Nuk mund te them se është i qellimshem por janë degët e mësuesisë që ulin numrin. Ka patur një rënie të numrit të studenteve, por nuk besoj se është vetëm në universitetin e Shkodrës. Kete vit me shume studente se vitin e kaluar.”, pohoi rektorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb