CHAD- Tri shpërthime të njëpasnjëshme në një treg të Chadit, ekzaktësisht në ishullin e liqenit të Chadit, kanë lënë të paktën 27 persona të vdekur dhe mbi 90 të tjerë të plagosur

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtari i policisë, Paul Manka, i cili shtoi gjithashtu se ishin 3 kamikaze që ndërmorrën sulmet me bomba gjatë kësaj të shtunë në ishullin Koulfoua, transmeton tch.

Gjenerali Banyaman Cossingar, i cili është edhe drejtor i përgjithshëm i Xhandarmërisë së Chadit, konfirmoi sulmet duke thënë se pas tyre dyshohet të ketë gisht grupi ekstremist islamik i Boko Haramit, që njihet për shtrirjen e tij kryesisht në Nigeri.

Rajoni përreth liqenit të Chadit, i cili ndan kufijtë me Chadin, Kamerunin, Nigerin dhe Nigerinë, ka qenë vazhdimisht objektiv i sulmeve të ekstremistëve. Qeveria e Chadit tha se kishte shpallur gjendjen e emergjencës në zonën përreth.

Boko Haram, grupi ekstremist islamik nigerian, që gjatë trazirave 6-vjeçare kanë vrarë rreth 20 mijë persona, kanë përshkallëzuar sulmet gjatë këtij viti në Chad, Niger dhe Kamerun, pasi këto vende ranë dakord të ndihmonin në luftën kundër kryengritjes së tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: