DAMASK- Së paku dyzetepesë persona janë vrarë sot nga tri shpërthime që kanë ngjarë pranë xhamisë shiite, Sayyida Zeinab, në jug të qytetit sirian Damask. Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmave të tjerë, mbi 100 persona të plagosur si rezultat i shpërthimeve.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar burime nga ministria e brendshme, ka thënë se një grup militantësh kanë hedhur në erë një veturë bombë afër një garazhi të transportit publik në zonën e Koua Sudan. Dy bombardues vetëvrasës më pas hodhën veten në erë në afërsi derisa njerëzit po largoheshin nga shpërthimi i parë.

Një fotograf i agjencisë AFP, në vendin e ngjarjes, tha se shpërthimet shkaktuan dëme masive, shkatërrimtar dritaret dhe panik të madh. Shteti Islamik menjëherë e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Në xhaminë e Sayyida Zeinab gjendet varri i mbesës së Profetit Muhamed dhe është vend që vizitohet nga myslimanët shiitë, shkruan rel. Kjo xhami ka qenë në shënjestër edhe më herët. Dy sulme vetëvrasëse kanë ngjarë në afërsi të kësaj xhamie në shkurt të vitit të kaluar duke lënë të vdekur katër persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Në po të njëjtin muaj është sulmuar edhe një autobus që po transportonte pelegrinë shiitë libanezë që ishin nisur për ta vizituar xhaminë. Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur nëntë persona ndërsa përgjegjësinë e ka marrë Al-Nusra.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: