Kryeministri Edi Rama, nga Brindizi, foli për 30-vjetorin e zbarkimit të shqiptarëve në brigjet italiane.

Rama theksoi se Italia ka dëshmuar solidaritet njerëzor, duke thënë se dashuria ndaj tjetrit mund të sigurojë të ardhmen e përbashkët.

Kemi ndjekur televizionet italiane, fshehurazi në kohën kur ishim të izoluar. Është kënaqësi që t’ju shoh se jeni ende gjallë. Është vërtetë një kënaqësi që arrij t’ju takoj. Kjo është mikpritje e jashtëzakonshme. Ajo që ndodhi atë ditë, është edhe reagimi i komunitetit të Brindizit, është shembull njerëzimi për të gjithë, por edhe një shembull që duhet t’ju tregohet të gjithëve, se është dashuria drejt të tjerëve që siguron të ardhmen për fëmijët tanë. Data 7 mars është dita e mësuesit në Shqipëri dhe ndaj është ditë e solidaritetit të vërtetë. Nuk janë njerëzit e thjeshtë problemi, por janë ata politikanë që përhapin urrejtje e frikë”, tha Rama.

Edi Rama nënvizoi se qeveria shqiptare dëshiron që të hapë një muze në  Brindizi, për të dëshmuar pikërisht eksodin e 30 viteve më herët.

Ne duam të bëjmë një muze të vogël, për nder të kësaj historie. Këtë muze duhet ta shohin ata që banojnë në këtë qytet, por edhe shumë vizitorë. Shqiptarët ishin të uritur për liri dhe për bukë, sigurisht. Ndërsa, më pas ata arritën që të jenë pjesë e shoqërisë italiane.

Tani, shqiptarët kanë arritur në pikën, që të kenë njohjen e kontributeve për pensionet. Duhet zgjidhur ky problem me qeverinë italiane. Ata “alienë” që vinin nga një botë e izoluar, tani janë integruar në shoqërinë italiane”, u shpreh Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: