Nga: ZONJA KATERINA

5-6 petë,300-400 gr hurma arabie, 200 gr djathë të shkrirë, 1 bustinë vanilje, 100 gr gjalpë

Sherbeti:
2 gota ujë, 2 e ½ gotë sheqer, Kanellë,Karafil

Salca e partokallit: 300 ml lëng portokalli, 100 gr gjalpë, 100 gr sheqer pluhur

Grijmë shumë hollë hurmat e arabisë dhe i bashkojmë me djathin e shkrirë dhe me vaniljen.

Vendosim petët në tavolinën e punës dhe i presim në shirita. Cdo shirit e lyejmë me pak gjalpë dhe vendosim nga një lugë mbushje. I palosim më pas petët në formë trekëndëshi.

I vendosim trigonat në një tavë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.

Ndërkohë vendosim sherbetin të ziejë si dhe përgatisim një salcë portokalli. Në një tenxhere vendosim sheqerin së bashku me lëngun e portokallit dhe e lemë sa të marrë valë dhe masa të reduktohet në ½. Më pas shtojmë gjalpin dhe e lemë derisa të krijohet një salcë e lidhur.

Pasi trigonat të jenë pjekur i sherbetosim. I lemë të ftohen dhe i servirim me salcën e portokallit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb