Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për ata që hapin lokalet pasi e cilëson si një histori që vijon dita ditës.

Rama thotë se ai që kapet duke hapur lokalin i hiqet liria, i konfiskohet çdo gjë brenda lokalit, i hiqet patenta dhe i sekuestrohet automjeti për disa vite.

”Hapja e lokaleve, trimat e lagjes që nuk rrijnë dot pa pirë kafe. Vazhdon historia, janë shumë pak por janë mjaftueshëm për të na bërë një dëm shumë të madh. Prandaj do dënohet me heqje lirie, heqje patente dhe sekuestrim automjeti, konfiskim çfarë ka brenda saj.
Masat bëhen për ata në punë, që mos hiqen njerëz nga puna, nuk bëhet për këta që hapin lokale. Nuk u hap loja këtu, këtu loja u mbyll. Do i mbyllin derës nga mbrapar të institucionit të rehabilitimit shoqëror jo të shtëpisë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb