Këngëtarja e njohur Tringa Kay, e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ka folur pa dorashka për jetën e saj, planet e të ardhmes apo raportet me kolegë të vjetër e të rinj.

Dikur, Tringa menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj dhe e pyetur si i ka tashmë marrëdhëniet me të, Tringa la të kuptohet se ka hatërmbetje nga Genci.

Kjo pasi megjithëse prej kohësh ruanin raporte shoqërore, ai e kishte hequr nga Instagram-i kur ishte lidhur me Eni Koçin.

“Ma ka hequr nga Instagram, e kuptoj se tani është lidhur me Enin. Por ne kemi qenë shokë dhe kemi punuar bashkë. Po nejse është jeta e secilit dhe unë ndoshta ja heq kur të gjej burrë”, u shpreh Tringa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb