Sergio Aguero shfrenon fantazinë duke vënë në jetë një “tripletë” përballë Arsenal, me Pep Guardiolën që shijon formën e argjentinasit i cili i dhuroi një fitore shumë të rëndësishme. Man.City i ushtron presion nga pranë Liverpoolit kryesues, dy pikë larg por me një ndeshje më shumë.

Aguero
Aguero

Aguero e nisi sfidën me gol duke shënuar që në minutën e parë por “topçinjtë” rikthehen në lojë me Koscielny që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 11-të. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte një histori personale e Agueros i cili fillimisht kaloi “qytetarët” në avantazh në minutën e 44-ët ndërsa në të 61-ën kompletoi mbrëmjen e tij të magjishme.

“Djalli” Rashford nderon United, Champions 2 pikë larg

Rashfrod
Rashfrod

Man.United nuk shkëlqen në transfertë kundër Leicester por falë një goli të Rashford në minutën e 9-të siguruan një tre pikësh shumë të rëndësishëm. Për United kjo ishte fitorja e katërt radhazi në transfertë, 48 pikë pas javës së 25-të që e rendisin në vendin e 5-të, dy pikë larg Chelesat dhe zonës Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb