Pasi arkivuan një sezon fantastik që kulmoi me triumfin në Champions League, Bayern Munich nuk ndalet, prej kohësh kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri ku sërish dëshirojnë të qëndrojnë në majën e europës dhe të vijon dominim absolut në Bundesligë. Leroy Sane ishte objektivi kryesor në hyrje, një dhuratë për trajnerin Hansi Flick i cili ka mundësi ti jap ekipit më shumë klas dhe forcë sulmuese. Gjermanët nuk pritet të lëvizin shumë në merkaton në hyrje, fundja kanë një ekip të kompletuar por më parë duhet të zgjidhin dy çështje të rëndësishme, të ardhmen e David Alaba dhe Thiago Alcantara.

Thiago Alcantara David Alaba 1glrkggu1upes1qx6wla1gijwf
Thiago Alcantara David Alaba 1glrkggu1upes1qx6wla1gijwf

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Alaba mund të largohet në fund të sezonit pasi palët janë shumë larg arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës i cila i skadon pas 10 muajsh. Gjithnjë sipas “Bild”, vetë lojtari i ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta lënë të lirë në këtë merkato, në mënyrë që të mos e humbasin me parametra zero qershorin e ardhshëm. As trajneri Hansi Flick nuk është i qartë nëse Alaba dhe Alcantara do të qëndrojnë në Mynih: “Për sa kohë janë pjesë e grupit unë do të vijoj ti stërvit”, u shpreh shkurtimisht tekniku gjerman i cili theksoi ndër të tjera se Coutinho, Odriozola dhe Ivan Perisic nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit dhe do të rikthehen tek ekipet që kanë në pronësi kartonin e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb