Ashtu si Real Madrid, edhe Barcelona vuajti jo pak për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Katalanasit fituan 3-4 në fushën e modestëve të Intercity, rezultat i arritur vetëm pas kohës shtesë, teksa 90 minutat përfunduan në barazim 3-3.

Në një stadium prej 2500 vendesh, ishte Barça që kaloi e para në avantazh me anë të Araujos që në minutën e katërt, duke e quajtur këtë sfidë të lehtë. Pjesa e parë mbyllet 0-1, por në të dytën, në minutën e 59-të, Soldevila çon tifozët në dëlir me golin e barazimit.

Miqtë rikthejnë avantazhin në minutën e 66-të, teksa Dembele tregohet i saktë. Modestët e Intercity besojnë dhe barazojnë në minutën e 74-t, me të njëjtin autor, Soldevila. Por ende pa u shuar festa e vendasve, Raphina shënon për 2-3. Barcelona e quajti të mbyllur këtë sfidë, por nuk ishte dakord Soldevila që në 86’ barazon në 3-3.

Tripletë për sulmuesin e Intercity, i dalë pikërisht nga akademia e Barcelonës. Ndeshja shkon në shtesë dhe ishte Ansu Fati që i dha kualifikimin Barcelonës me golin e katërt në minutën e 103-të. Trajneri Xavi Hernandez ka pasur rezerva në lidhje me lojën e të tijve, sidomos nga sulmuesit, që edhe pse shënuan 4 gola, kur dalin para porte duhet të shfrytëzojnë në maksimum rastet që u krijohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb