Nga Anglia vjen një prapaskenë shumë interesonte me protagonist kryesor Jose Mourinho. Everton, pasi shkarkojë Rafa Benitez, ka tentuar të josh teknikun portugez për tu rikthyer sërish në Premier League.

Sipas Telegraph, klubi anglez tentoi jo një herë por tre herë radhazi, me tre oferta të ndryshme, për të bindur Mourinho, por portugezi nuk u tundua në asnjë momente duke i refuzuar tre herë radhazi.

Mourinho ka nisur një projekt të ri, në këtë rikthim në Serie A, në krye të Romës, dhe nuk ka ndërmend të heq dorë në vitin e tij të parë, aq më tepër për të marrë drejtimin e një klubi si Everton në krizë të thellë rezultatesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb