Mjeku i njohur infesionist, Tritan Kalo, ka dhënë një mesazh të fortë në Ditën e Rinisë. Kalo iu është drejtuar të gjithë shqiptarëve, duke iu kërkuar të hapin sytë dhe të ndrijnë sa më shpejt mendjen për të mos braktisur vendin e tyre.

Teksa sulmon ashpër të gjitha kahet politike, duke thënë se në këto 30 vite u larguan plotësisht nga programet politike për të cilat ato u krijuan, Kalo thekson se nëse shqiptarët nuk reagojnë, do të marrin të gjithë trastat dhe do të largohen nga vendi.

Mesazhi i Kalos:

Kohë kovidiane…8 Dhjetori na rikujton se Rilindja/PS -ja e çvendosur plotësisht djathtas dhe PD-ja e çoroditur në udhëkryqin tranzicional të këtyre 30 viteve DEMONKRATIKE, janë larguar plotësisht nga programet politike për të cilat ato u krijuan. Të gjithë ndihemi të pa përfaqsuar dhe të pakshpresë për ARDHMËRINË tonë me këtë klasë/kastë/glasë politike dhe këtë PARLA-PA-MENT, përveç “ish-brekëgrisurve” të djeshëm e pasunarve të sotëm….Hapini sytë e ndrini sa më shpejt mëndjen Bashkëkombasit e mi sa ende flitet Shqip e gëlojnë Shqiptarë në Trojet Arbërore…Më shumë dashuri e respekt për veten e Mëmëdheun, Tokën e të parëve tanë… Aspak militantizëm dhe delezim të verbër pas këtyre myteberëve politiqenër, që SHQIPTARIZMËS i kanë vënë kazmën prej kohësh….Në mos, merni të gjithë trastat krahut për në udhët e theqafjes së emigracionit dhe SHQIPTARI i fundit të dorzoj çelsat e Trojeve Arbërore në Bruksel…. Këto troje të begata janë ëndëruar prej shekujsh nga shumë e shumë ardhanakë në Iliricum Peninsula…Quo vadis Shqipëria ime e andej dhe këndej Drinit???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb