Ish-ministri i Jashtëm, deputeti i PD Tritan Shehu ka kujtuar me një mesazh në “Facebook” sulmet e 11 shtatorit, duke theksuar se është dita që vazhdon të kërcënojë botën mbarë.

Sipas tij, 11 shtatori është sot, më shumë se asnjëherë aktual.

POSTIMI I PLOTË
11 Shtatori, dita qe vazhdon te kercenoje Boten mbare!
Ne ate mengjes te asaj data u goditen ShBA- zemra e demokracise, vlerave universale, lirive, garancia per ato per te gjithe njerezimin.
Nje dite tragjike kjo e krijuar nga nje mentalitet, psikologji, ideologji, menyre veprimi e “dore” frikacake, cinike, qe kerkon te sundoje vetem nepermjet terrorit e krimit.
E pa fuqishme ajo te mund te jetoje se bashku me lumturine njerezore, lirine e njeriut, barazine ne jete e kudo, respektin per te ndryshmen.
Prandaj zgjodhi ate menyre barabare per tju kundervene zhvillimit e demokracise, duke e futur Boten ne nje spirale te rende e te pergjakeshme.
Fatkeqesisht ajo “spirale” nuk eshte nderprere.
Ajo vazhdon perseri te ekzistoje, te perzgjatet, te degezohet, te marre disa here forma te ndryshme, ngjyra me te “celura” per te fituar ku te mundet te “drejten e qytetarise”.
Dhe kjo qe neser te na godase me ashper, me fort nga brenda shoqerise sone, per te krijuar masakra te reja, ashtu si beri me 11 Shtator.
Ngjarjet e fundit ne Afganistan me goditjen qe mori Bota e Lire, Bota e Jone, jane nje sinjal i forte alarmi i vazhdimit te 11 Shtatorit, si kercenim real.
Fatkeqesisht terrorizmi, qe mbeshtetet mbi keq perdorimin politik te fese, radikalizmin, fondamentalizmin, ekstremizmin, tashme ka mare „energji“ te reja, eshte ushqyer me iluzione shume te rrezikeshme per Njerezimin ne teresi.
Pra 11 Shtatori nuk duhet haruar kurre, ai eshte me shume se asnjehere aktual sot per te gjithe, si nje deshmi e tregues i atij rreziku, qe vazhdon te jete midis nesh!

Tritan Shehu
Tritan Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb