TIRANË

Deputeti i PD Tritan Shehu deklaron se Enkelejd Alibeaj nuk mund të jetë më kryetar i grupit parlamentar të PD. Ai thotë se Alibeaj e humbi shansin për të qenë gjithëbashkues duke qëndruar në pozita përçarëse.

Sipas Shehut, PD duhet të formalizojë “piramidën” e saj, që më tej të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Deputeti i PD, deklaroi në Ora Neës se Alibeaj vetë duhet të dorëhiqet se nuk përfaqëson grupin në tërësinë e tij.

“Z.Alibeaj nuk mund të jetë Kryetar i Grupit të PD.
Ai e humbi shansin për të qenë gjithë bashkues duke qëndruar në pozitat e tij përçarëse.
Procesi aktual i riorganizimit të PD është tashmë një proces i filluar prej kohësh dhe transparent.
Megjithatë aty ku ka probleme, menjëherë bëhet një auditim në terren.
Sepse është e kuptueshme të ketë dhe probleme diku si gjithmonë ka pasur, ashtu si në tërësi procesi po shkon normalisht.
Ka forma rregullimi të ndonjë problemi, nuk është hera e parë që bëjmë zgjedhje në PD.
PD duhet të formalizojë “piramidën” e saj, që më tej të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Dhe në këtë proces pjesëmarrja e të gjithë deputetëve është e rëndësishme, ata do të jenë të gjithë edhe anëtare të KK.
Të bësh riorganizim e PD mbas zgjedhjeve administrative do të thotë t’i dhurosh Ramës përsëri pushtetin vendor.
“Falja” Alibeaj-Gaz ndaj meje është edhe për të qarë e për të qeshur.
Të dy këta janë bashkëfajtorë të përçarjes e vendimeve staliniste në PD.
Z.Rushaj nuk pranoi të firmoste për ato dhe dha dorëheqjen, ndërsa Z.Alibeaj të parin dokument që firmosi si Kryetar i Grupit ishte ai manifest përçarës.
Z.Alibeaj e ka humbur të drejtën të jetë Kryetar i Grupit se është pjesë e përçarjes dhe nuk është personazh gjithë bashkues.
Ai vete duhet të dorëhiqet se nuk përfaqëson grupin në tërësinë e tij.
Duke filluar nga shkelja dhe e parimet kushtetuese e politike të ndërtimit të grupit me të gjithë deputetët e dalë nga listat e PD në zgjedhjet e 25 Prillit.
Për të vazhduar me tej”, deklaroi Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb