Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu me profesion mjek ka reaguar së fundmi për Linë e majmunit, duke iu referuar konstatimeve të OBSH-së që meshkujt gay dhe biseksual janë burimi kryesor i përhapjes së këtij infeksioni, ndaj dhe i bën thirrje sistemit shëndetësor të marrë masa për këtë gjë.

Sipas Shehut, marrja e masave parandaluese dhe informimi i opinionit publik për këtë fakt kurrësesi nuk mund të konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut për asnjë komunitet, përkundrazi “i mbron ata dhe shoqërinë në tërësi nga një infektim i mundshëm”. OBSH-ja ka paralajmëruar më herët se “99% e te prekurve me këtë virus janë burra dhe se paku 95% e këtyre pacienteve janë burra qe bëjnë seks me burra të tjerë”, thekson Shehu ne Facebook.

Ai i bën thirrje qeverisë dhe instancave përkatëse që të informojë opinionin publik përmes të dhënave dhe fakteve reale që gjithkush të dijë si të mbrohet nga ky infeksion i ri, për të cilin bota ka ndezur “alarmin e kuq”. Tritan Shehu nuk ngurron të sulmojë qeverinë Rama për mënyrën sesi e menaxhoi situatën ndaj Covid-19, duke konstatuar se ende “vazhdojmë ta paguajmë shumë shtrenjtë atë “fushatë” anormale, qe kjo Qeveri realizoi ndaj Covid”.

MESAZHI I SHEHUT
Sistemi i yne shendetesor duhet te paralajmeroje opinionin:
Meshkujt gay dhe biseksual jane burim kryesor perhapje i Lise se majmunit!
Kjo eshte nje e dhene zyrtare e deri tanishme jo vetem e qeverive te ndryshme, por dhe e OBSh, qe po artikulohet gati cdo dite pikerisht per te marre masat parandaluese.
Nje terheqje e tille vemendje nuk prek te “drejat e njeriut” per asnje komunitet, as te atij te homoseksualeve, perkundrazi i mbron ata dhe shoqerine ne teresi nga nje infektim i mundshem.
Kjo eshte nje detyre e cdo sistemi shendetesor edhe e tonit, qe duhet ta beje pa komplekse, jashte presioneve, eshte pjese e transparences se domosdoshme parandaluese.
Sipas OBSh 99% e te prekurve me kete virus jane burra dhe se paku 95% e ketyre pacienteve jane burra qe bejne seks me burra te tjere.
Une nuk e kuptoj pse Ministria jone e shendetesise, grupi i punes i krijuar per tju kundervene ketij infektimi, ndaj te cilit tashme OBSh ka ndezur “driten e kuqe”, nuk thote asnje fjale per kete konstatim te rendesishem.
Ashtu si po vepron edhe OBSh, organizmat tona perkatese shendetesore duhet te bejne publike keto te dhena, duke i shoqeruar edhe me keshillat e vecanta per te minimizuar perhapjen e atij infeksioni si dhe mbrojtjejen ndaj tij.
Mbrojtja e shendetit te qytetareve eshte nje “fushe” shume e gjere e komplekse, pjese e se ciles eshte dhe komunikimi transparent, direkt, shpjegues me ata.
Kjo duhet te jete dialoguese-sqaruese, realiste, pa komplekse, pa tabura dhe me profesionalizem te pa influencuar nga interferenca censuriale primitive, si pa fshehje te konstatimeve, ashtu dhe pa eksese ekstreme te rrezikeshme.
E paguam dhe vazhdojme akoma ta paguajme shume shtrenjte ate “fushate” anormale, qe kjo Qeveri realizoi ndaj Covid….

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb