Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ata që plasën “bombën biologjike” po e lënë Gjirokastrën në mëshirë të fatit.

Shehu thekson se ndërsa Gjirokastra vazhdon që të ketë numër të lartë të rasteve me Covid-19, qeveria dhe organet hetimore vazhdojnë që të heshtin.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Ata qe plasen “bomben biologjike”, po e lene Gjirokastren ne meshiren e fatit!

Ndersa Rama, Qeveria, Komiteti e Prokuroria heshtin…

Qarku i Gjirokastres vazhdon ne nivele shume te larta infektimesh edhe ne testimet e pakta te sotme, duke arritur nje pozitivitet te tyre reth 50%!!

Nje amulli e plote, ankth, te semure qe kerkojne ndihme dhe Oksigjen apo qe nisen drejt Tiranes, kjo eshte gjendja aty qe prej shperthimit te efekteve te asaj “bombe” propagandistike te Rilindjes.

Dhe pergjegjesit e atij akti te papergjegjshem, se bashku me shefat e tyre ne Tirane vazhdojne te heshtin, vecse per ta fshehur ate cfare ndodhi, duke realizuar keshtu tashti nje veper penale, shume me te rende se e para:

—Numri testimeve PCR vazhdon shume i ulet, pa asnje gjurmim, ndjekje kontaktesh apo debistim te gjere imunologjik, kur duheshin tashme reth 1500 teste “tampon” ne dite gratis.

—Pacientet apo personat e kontaktit te ngushte me ata jane te detyruar te shkojne ne dyqane, farmaci, levizur etj duke shtuar keshtu infeksionet, kur duhej organizuar nje mbeshtetje e ketyre sherbimeve ne shtepi.

—Mjekimi ambulator vazhdon me alo alo me te gjitha shpenzimet mjekuese e diagnostikuese mbi pacietin, kur me nje vendim te posacem nga shkaktaret duhej realizuar gjithcka masivisht e gratis.

—Asgje e organizuar per mjekimin e ne shtepi, sigurimin aty te procedurave, apo dhe burimeve te oksigjenit.

—Nderkaq Spitali i Gjirokastres, qe “bombe hedhesit” duhej ta kishin aktivizuar prej kohesh, vazhdon i mbyllur per keta paciente, qe detyrohen te “marrin rruget” per Tirane me nje ngarkese te madhe financiare e emocionale, per te mos folur per mbingarkesen e spitaleve Covid ne Kryeqytet.

Kjo eshte tragjedia e Qarkut te Gjirokastres keto dite, tragjedi e krijuar nga dora e pa pergjegjeshme dhe e thelluar nga heshtja kriminale, tragjedi qe duhet perballuar duke e shpallur ate Qark si “Zone e rrezikut te vecante”, me nje program konkret mbeshtetje.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb