Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur së fundmi për nismën e Ballkanit të Hapur, ku nuk ngurron të hedhë akuza ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se bashkëpunon hapur me Rusinë dhe Kinën, duke listuar arsyet se përse kjo nismë nuk është thjesht politike dhe ekonomike.

Ai e ka konsideruar Ballkanin e Hapur si një pronë të Vuçiç-it “të noterizuar” nga Lavrovi. Të gjithë mendimin e tij Shehu e mbështet në mosnjohjen e Kosovës nga Serbia dhe sidomos në mossanksionimin e Rusisë.

Në postimin e tij në Facebook, deputeti i PD-së thekson se Ballkani i Hapur është një nismë për hegjemoni politike dhe ekonomike të Serbisë duke mos sjellë asnjë përfitim për vendet e tjera bashkëpunëtore.

REAGIMI I SHEHUT
Thjesht per shkembim mendimesh:
1- “Ballkani i hapur” nuk eshte pa “pronar”!
Ai e ka ate, me “hipoteke” ne fakt sipas atij vete.
Ai eshte Vucic, dishepull i reminishencave serbe te “ Jugosllavise se re”.
E ka theksuar dhe e thote perdite ai kete: “Ballkani i hapur” eshte nje nisme serbe e iniciuar nga une”. E ka “noterizuar” dhe Lavrovi.
Vucic, qe akoma nuk ka kerkuar ndjese per genocidin serb ne Rajon, kerkon te jete ne krye te asaj “tavoline”, qe do te permbledhe “viktimat” e tij.
2-Kjo nisme vuciciane per vete menyren e konceptimit, inicimit, dimensioneve e perberesve, nuk eshte e nuk mund te jete nje nisme ekonomike e mirefillte.
Ne radhe te pare ajo eshte nje nisme politike, thellesisht politike.
Elementet ekonomike te saj jane ne funksion te vizionit politik te saj:
—Hegjemonise politike serbe ne Rajon me hegjemonine ekonomike te saj.
Eshte nje “non sens” i madh te mendosh se ky “Ballkan i hapur” mund te jete nje nisme strik brenda kornizave vetem ekonomike.
3- Kundervenia logjike e Kosoves ndaj saj nuk eshte e as mund te jete nje “diversitet” demokratik produktiv.
Kosova me te drejte i kundervihet sepse ajo kerkon te “sfumoje” pikerisht pavaresine e sovranitetin e saj.
Dhe ky eshte nje element thellesisht politik e aspak ekonomik.
Serbia jo vetem nuk pranon pavaresine e Kosoves, por as “targat” e saj.
Vucic, qe vecse kercenon me arme edhe para dy ditesh, nuk mund te jete strumbullari gjithe perfshires, garantuesi i paqes e bashkejeteses ne Rajon.
Serbia, pjese e Traktatit EuroAsian te Rusise, e vetmja mohuese ne Europe e sanksioneve ndaj Moskes, e armatosur fort nga Rusia e Kina, nuk mund te jete shtysa rajonale drejt Europes e Perendimit me kete nisme te saj, perkundrazi.
Kete pozicion te veshtire e kompleks, keto objektiva jetike per ne, mund t’i luaje vetem Brukseli me nismat e tij.
Dhe ky eshte nje pozicion e detyrim thellesisht politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb