TIRANË-Demokrati Tritan Shehu e cilëson akt të paprecedent dhe të dënueshëm kërcënimin ndaj gazetares së Gazetës Shqiptare Aurora Koromani. Në një reagim të tijin Shehu kërkon që autoritetet përkatëse të marrin në mbrojtje gazetaren.

“Një lajm i rëndë sot në media. Gazetarja Koromani, e Gazetës Shqiptare, është kërcënuar nga një person i kërkuar për veprimtari kriminale e terroriste xhihadiste.

Kërcënimi i realizuar për shkak të detyrës së gazetares. Shumë shqetësuese e indinjuese kjo. I shpreh të gjithë solidaritetin tim gazetares në fjalë. I bëj thirrje të gjithë kolegëve të saj, politikës, veprimtarëve të shoqërisë civile, të gjithë atyre që kanë një hapësirë mediatike, qytetareve, të dënojnë këtë akt të pa precedentë për neve, thellësisht të rrezikshëm. I kërkoj organeve përkatëse ta marrin në mbrojtje dhe të impenjohen tërësisht për dënimin e keqbërësit.”- shkruan Shehu.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: