Kryesuesi i listës së kandidatëve të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu ka vizituar punishtet e prodhimit të reçelrave dhe glikove në Përmet.

Janë 6 punishte që prodhojnë në mënyrë artizanale ëmbëlsira të cilat siç thonë tregtarët kanë ngelur stok. Sipas PD, shkaktarë janë mungesa e konkurrencës së ndershme dhe stimulimi abuziv i qeverisë, firmave fantazmë që s’kanë lidhje me origjinalitetin e punishteve tradicionale përmetare.

Zoti Shehu pasi është mësuar me problemet dhe ankesat e tyre, ka premtuar se gjendja do të ndryshojë pas 25 prillit përmes programeve stimuluese që do të ndërmarrë qeveria demokratike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb