Tritan Shehu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit italian Franco Frattini.

Shehu shprehet se Shqipëria humbu një mik dhe një mbështetës të palëkundur.

Statusi:

Franco Frattini qe mbreme nuk eshte midis nesh.

Italia humbi nje nga politikanet, diplomatet e europeistet me te vyer.

Shqiperia e shqiptaret ne terresi, nje mik e mbeshtetes te pa lekundur.

Ballkani Perendimor nje shtytes te fuqishem per rrugen europiane.

Ish Minister i Jashtem e Komisar europian.

Se fundmi President i Keshillit te Shtetit.

Frattini ishte nje nga Ministrat e Jashtem me aktive, me te vendosur per te forcuar rolin e Italise ne BE.

Nje njohes me nje vizion te qarte per rendesine e Ballkanit Perendimor ndaj Italise, si dhe ne zhvillimet e stabilitetin e BE ne pergjithesi.

Frattini ka luajtur nje rol kyc ne pozicionet e tij, per integrimin tone europiane.

Vecanerisht kontributi i tij ishte thelbesor ne procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine.

Ne duhet ta kujtojme me respekt e mirenjohje ate.

Edhe duke i shprehur ngushellimet familjes se tij, Forca Italia e personalisht Berlusconit, Ministrise se Jashteme dhe Qeverise se Italise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: