TIRANË-Demokrati Tritan Shehu ka reaguar pasditen e sotme lidhur me takimin elektoral të kryeministrit Rama në Gjirokastër. Shehu e cilëson takimin e Ramës të dështuar.

“Gjirokastra e Libohova nuk “doli sot nga shtëpitë” për z.Rama. Pra dhe çfarë ajo “do t’i sjellë atij”, siç u shpreh ai vetë, më 21 qershor nuk do të jetë as për Zamirën e LSI-së dhe as për Luizën e PS-së. Gjirokastra e Libohova do të votojë Iglin dhe Altinin, do të votoje Partinë Demokratike. Igli e Altini nuk do të prodhojnë “avionë”, ata do të prodhojnë zhvillim, dinjitet.”- shprehet Tritan Shehu.

Më tej ai thekson: “ Z.Rama sot gabon kur vuri në lojë emra historikë për Gjirokastrën si Dino Çiçon. Ndryshe nga sa Z.Rama tha, Igli e Altini do të bashkojnë dhe do t’i shërbejnë të gjithëve.”

Demokrati Shehu e konsideron mitingun e sotëm të dështuar. “Mitingu i sotëm ishte një “vizitë” e dështuar e z.Rama në Gjirokastër. Shumë pak gjirokastritë e libohovitë aty, dhe ata nga adminstrata e detyruar. Më shumë nga Tepelena e qendra perreth.”- shprehet Shehu.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: