TIRANË

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti Tritan Shehu i cilëson konsolidim të grushtit të shtetit ndryshimet e Kushtetutës pa Gjykatë Kushtetuese.

Në një mesazh në “Facebook”, Shehu thotë se vendi është prej vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë më një parlamenti me 122 deputetë, me qeverisje lokale moniste dhe se nga momenti që mbeti pa Kushtetuese grushti i shtetit është në zhvillim dhe prekja e Kushtetutës është tentativa e fundit për ta konsoliduar.

Ndaj ai thotë se askush nuk duhet të rrijë i strukur as garantët e reformës në drejtësi.

POSTIMI I SHEHUT
“O sot o kurrë! Ndryshimet e Kushtetutës pa Gjykatë Kushtetuese konsolidim i Grushtit të Shtetit!
Shqipëria është në gjendjet më antidemokratike në botë prej disa vitesh, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një “Parlament” qesharak vetëm me 122 nga të cilët 42 “pupacë”, me një qeverisje lokale krejt moniste etj!
Zanafilla e këtij deformimi të thelle të demokracisë është dita dhe procedura, që dekapituan Sistemin e Drejtësisë, duke e privuar nga Gjykata Kushtetuese.
Shqipëria që nga ajo ditë është nën një Grusht Shteti në zhvillim.
Tentativat e fundit për të prekur edhe Kushtetutën nën këto kondita, janë vetëm një hap tjetër i konsolidimit për afate shumë të gjata i këtij grushti shteti, për ta çuar vendin tonë përfundimisht nën një autokraci, shumë larg demokracisë perëndimore.
Modelet lindore tashmë ekzistojnë për këto kalime tragjike drejt neodiktaturave, inspiruese dhe inkurajuese për Ramën &CO.
Në këto kushte e momente tejet të rrezikshme për të sotmen e të nesërmen e demokracisë sonë askush nuk mund e duhet të qëndrojë i strukur në “qoshen e tij”, përfshi këtu dhe “garantët e reformës” në drejtësi, që nuk mund të “lajnë duart” vetëm me ndonjë prononcim evaziv. O tashti o kurrë!

Tritan Shehu Fb
Tritan Shehu Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb