Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka përkujtuar sor 8 majin, Ditën e Fitores ndaj fashizmit.

Me nje postim në Facebook, Shehu shkruan se sot Europa ndodhet përballë një agresioni të ri prandaj rikujtimi i asaj Dite te Madhe i daljes nga ay “kataklizem” kriminal historik, por dhe lindjeje shpresash te medha, eshte me shume se nje domosdoshmeri.

Postimi

8 Maj.
Europa sot ne Diten e Fitores, perballe nje agresioni te ri fashist.
Ukraine!
Pikerisht ne qender te saj, aty ku ajo “makine” naziste filloi dhjetra vite me pare kalvarin kunder vlerave e lirive.
Prandaj rikujtimi i asaj Dite te Madhe i daljes nga ay “kataklizem” kriminal historik, por dhe lindjeje shpresash te medha, eshte me shume se nje domosdoshmeri.
Pikerisht per te mos haruar ku mund te te cojne perseri autokratizmat, diktaturat, ideologjite totalitare, deformimet e demokracise, te drejtave per liri e sovranitet.
Fatkeqesisht kjo po ndodh tashme, keto dite agresoret e rinj ndaj paqes, megjithese pjese e fitimtareve te djeshem, po kerkojne te shperdorojne e baltosin edhe mesazhin e madh te asaj Fitoreje.
Koha konfirmoi se per te mos u perseritur tragjedite e per tu realizuar ato ”endra” te medha te lindura me ate 8 Maj, garanci jane vetem demokracite e verteta, ato Perendimore, ato ku vlerat qendrojne ne themel te tyre.
Aresye e pa ndryshueshme kjo dhe per neve, ne perpjekjet tona te pa lekundura per realizimin e aspirates sone te madhe Europiane e Perendimore, si te vetmen mundesi egzistence, per sot e per neser.
Sepse tragjedite mund te perseriten shume me lehte kur kujtesa njerezore shkurtohet dhe demokracia kthehet vetem ne nje fasade pragmatike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb