Ish-ministri i PD, Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë se ka ndikuar me gënjeshtra duke shkretuar qytetin dhe qarkun e Gjirokastrës për 8 vite rresht.

Sipas Shehut, Rilindja nuk mashtron dot gjirokastritët e mençuar me projekte 3D, pasi dështoi me Unazën e Gjirokastrës, rrugën e ‘’3 Urave’’, atë të Delvinës, apo edhe mbylljen e spitaleve të Tepelenës dhe Përmetit si dhe shkaëtërimin e Universitetit të Gjirokastrës.

Për Shehun është fatmirësi për gjirokastritët po troket 25 prillit pasi Gjirokastra ka nevojë për projekte reale, zhvillime në infrastrukturë, bujqësi, arsim, shëndetësi e stimulim të biznesit.

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Tullumbacet ne 3 D te Rilindjes nuk mashtrojne dot gjirokastritet e mencur.

Per te qare e per te qeshur, kjo qeveri ne ikje mbasi mashtroi e spekulloi duke shkretuar Gjirokastren e Qarkun per 8 vite rresht, duket qe nuk e ka haruar dhe tashti ne fund te saj te vetmin zanat qe ka, genjeshtren.

U mblodhen me pompozitet, shpalosen te vetmet gje qe dine te bejne, disa vizatime ne 3 D pa asnje projekt e mbeshtetje financiare, duke deklaruar solemnisht se do te ndertojne Unazen e Gjirokastres.

Per ironi desheroj tu kujtoj se dhe kater vite me pare paraqiten nje pacavure skice, gjithemone ne 3 D te nje te ashtuquajturi bypass te atij qyteti vlerash e historie….me tej harese deri sa nje dite me pare u kujtuan te “hapin” disa fletushka te tjera, duke kujtuar se gjirokastritet e kane kujtesen e shkurter.

Keta qe kane lene kete Qark e qytet te harrruar e diskriminuar duke nxitur braktisjen e tij, keta qe ne 8 vite as rrugen per Delvine nuk e mbaruan dot, keta qe kane lene rrugen drejt 3 Urave ne shkaterrim te plote, qe nuk kane guximin as te permendin aeroportin e Gjirokastres, qe mbyllen spitalet e Tepelenes e Permetit e po shkaterrojne ate te Gjirokasatres se bashku me Universitetin, keta qe vetem per 2,2 km zgjerim rruge ne Tepelene harxhuan reth 22 M euro…lista ketu eshte pa fund, kane dhe paturpesine qe kur dhe pak muaj u kane ngeleur ne “karrike” te kerkojne te mashtrojne ata banore fisnike, me ate “Unaze” rrugore ne 3 D.

Gjirokastra e Qarku kane nevoje per projekte reale, zhvillime ne infrastrukture, bujqesi, aresim, shendetesi, stimulim te biznesit etj etj, per te dale nga rrenimi e varferia ku e kane cuar politikat e spekullimet e Rames e te Rilindjes ne keto dy mandate.

Fatmiresisht tashti 25 prilli po troket edhe ne porten e Gjirokastres, Tepelenes, Memaliajt, Permetit, Kelcyres, Libohoves e Dropullit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb