Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherësh deputeti  i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” është shprehur se qytetarët e Gjirokastrës do të protestojnë me 9 shkurt kundër varfërisë dhe papunësisë.

Ai shprehet mes tjerash se gjatë takimit të sotëm, qytetarët e këtij qarku treguan  mbështetje edhe  për protestën, që opozita ka thirrur  me 16 shkurt.

“Aktivi i PD se Gjirokstres, qe u zhvillua sot, ne bashkerendim me deget e tjera te Qarkut, vendosi qe me date 9 shkurt te protestohet kunder varferise, papunesise, nderprerjes edhe te ndihmes ekenomike, lenies ne harrese te minatoreve per statusin e tyre, sistemit te degraduar shendetesor e arsimor, mos mbeshtetejes se blegtoreve dhe fermereve, mungeses se shpreses per rinjte etj etj.

Nje mbeshtetje e plote edhe ne Gjirokaster per aksionin politik e protesten e dates 16 shkurt ne Tirane. Keshtu u mbyllen sot aktivet e te gjitha degeve te Qarkut”, shkruan Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb