Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, shkruan në “Facebook” se talljet e kryeministrit Edi Rama me Gjirokastrën nuk kanë fund, pasi sipas tij, ka anuluar financimin për lotusin e 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë.

“Se fundmi edhe lotusi i 7-te, qe thuhej se ishte mbuluar me financim, anullohet pa filluar duke nderprere cdo shprese te perfundimit te ketij aksi shume te rëndësishëm”, shkruan ish-deputeti Shehu.

Mesazhi i plotë:

Talljet e Kryeministrit me Gjirokastren nuk kane fund! Anullohet financimi per lotusin e 7-te te Rruges Kardhiq- Delvine mbas shume trumbetimeve per avancimin e shpejte te saj (e nderprere prej vitit 2013), duke e cuar ne pafundesi perfundimin e ketij aksi shume te rendesishem jo vetem per ate Qark, por dhe ne rang vendi.

Eshte per te shenuar qe deri me 2013 u perfunduan 4 lotuse te kesaj rruge. Rama me pompozitet deklaroi fillimin e dy lotusve te tjere para reth nje viti dhe te te 7-tit ne nje kohe te shkurter. Faktikisht dy lotuset e filluar se fundmi me nje vlere spekulative financimi reth 3 here mbi ato te perfunduara deri me 2013 jane pothuaj nderprere, sepse prej 6 muajsh nuk jane realizuar pagesat nga shteti kompanive.

Se fundmi edhe lotusi i 7-te, qe thuhej se ishte mbuluar me financim, anullohet pa filluar duke nderprere cdo shprese te perfundimit te ketij aksi shume te rendesishem. Kjo pa dyshim godet rende zhvillimin jo vetem te Qarkut, por dhe rrezikon demtimin e plote dhe te pjeseve te perfunduara te rruges, ku mungon cdo mirembajtje.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb