TIRANË

Ish-ministri i Jashtëm, deputeti i PD Tritan Shehu deklaron se kryeministri Edi Rama po ndihmon ‘de fakto’ Rusinë për zbutjen e sanksioneve. Sipas tij, vazhdimi i projektit “Ballkani i Hapur” që krijon një “kanal” tregtar e politik të Rusisë, se paku drejt Ballkanit duke anashkaluar sanksionet, direkt apo indirekt i godet ato, pavarësisht dimensioneve të kësaj.

POSTIMI I PLOTË
Rama “de facto” ndihmon Rusine per “zbutjen” e sanksioneve.
Vazhdimi prej tij i projektit te Vucicit, “Ballkan i Hapur”, qe krijon nje “kanal” tregtar e politik te Rusise, se paku drejt Ballkanit duke anashkaluar sanksionet, direkt apo indirekt i godet ato, pavaresisht dimensioneve te kesaj.

Sepse Serbia eshte pjese e Unionit EuroAsian te Moskes, se bashku dhe me Bjellorusine, Kazakistanin, Armenine e Kizigistanin.
Nderkaq Serbia hedh poshte cdo mundesi per pranimin e sanksioneve ndaj Rusise, te vendosura nga Bota Demokratike.

Ky eshte nje qendrim konkret, real i saj, qe nuk mund te fshihet mbas lojëra fjalesh e as me gjysem apo cerek miratime te ndonje resolute te pergjitheshme, sic ishte ajo e OKB.

Sot Serbia, sic u theksua edhe ne Rezoluten e PE, po largohet nga Europa per te shkuar ne Lindje.
“Ballkani i hapur” si nje zgjatim i rus ne Rajon nepermjet Serbise, ne keto kushte rrezikon te perdoret nga Rusia edhe per te zbutur sanksionet ndaj saj, pavaresisht aspektit sasior.

Kjo nisme e Serbise e krijuar si sfumuese e projekteve te BE, per te konsoliduar hegjemonine ekonomike e politike te Beogradit ne Rajon, demtuese edhe e zhvillimit tone ekonomik, po merr aktualisht nje aspekt edhe me te rrezikshem politik per ne.
Nderpreja e menjehereshme e cdo maredhenie me kete nisme percarese per Rajonin e shqiptaret, do te ishte nje veprim pozitiv, qofte dhe per te parandaluar futjen e Shqiperise ne implikime te metejshme demtuese politike, apo frenime te procesit te integrimit europian.

Tritan Shehu Ok
Tritan Shehu Ok

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb