TIRANE- Tritan Shehu, në një reagim në rrjetin social “Facebook” komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama, në Gjirokastër, gjatë prezantimit të kandidates për këtë bashki, Zamira Rami. Politikani i djathtë deklaroi se Rama ishte ‘mbërthyer nga nervozizmi i humbjes në Gjirokastër’.

“Z.Rama sot në Gjirokastër i mbërthyer nga nervozizmi i humbjes gjate ri prezantimit të kandidates së LSI-se, Zj.Rami. Duke u ndodhur përpara fenomenit tashme te qarte te mbështetjes plebishitare, edhe nga socialistet, te kandidaturës së Dr.Kokalarit ai i etikon padrejtësisht ata. Kërkon të ngrerë moralin e pak të mbeturve krah Zj.Rami duke i “thurur lavde” qeverisjes 12 vjecare te Z.Bime aty.”, citohet në mesazhin e Shehur.

Më tej ai i drejton një pyetje kryeministrit. “Një pyetje: Z.Bime u “largua dhe u persekutua” për punë të mirë apo për…???!!! Ai kërcënon Gjirokastrën, ne fakt jo vetëm Gjirokastrën por të gjithë Shqipërinë, se fitorja e Dr. Kokalarit do te ndërpresë “financimet qendrore”. Shantazh dhe demagogji kjo.”, tha Shehu.

Më tej ai shtoi se: “Ndërlidhja qendër-periferi nuk varet nga vullnete e humore individuale. Ajo rregullohet nga Kushtetuta e kuadri ligjor. Z.Kokalari do te jete nje kryetar bashkie, qe do te di te nxjerre Gjirokastrën nga prabambetja e thelle 12 vjecare, ta zhvilloje atë, të respektoje ligjin e te bashkëpunojë me instancat e tjera shtetërore, lokale apo qendrore. Z.Kokalari nuk është nga ata që mund të “pëllasin nga Kalaja” siç i drejtohet ne panik dhe pa etike Kryeministri atij, por eshte nga ata qe di te krijoje, te binde njërrezit, t’i sherbeje me devocion qytetareve, te mbroje interesat e tyre, te te gjithëve pa asnjë dallim.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: