Ish deputeti demokrat Tritan Shehu me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se Edi Rama ka diskriminuar dhe lënë në harresë qytetarët që jetojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Shehu thekson se INSTAT e ka konfirmuar se qarku Gjirokastër po mbetet gjithmonë një vend ku njerëzit tentojnë të ikin dhe lënë në mëshirë të fatit nga ana e qeverisë.

Më tej, Shehu thekson se kur PD të vijë në pushtet, do të nisë ndryshimi i shumëpritur edhe për qarkun Gjirokastër.

Njoftimi i Tritan Shehut:

Rama diskriminon e tenton mashtroje Gjirokastritet e Qarkun!

Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra, Permeti, Libohova e Dropulli jo vetem qe jane zvogluar me dy fishin si popullesi, por jane edhe ne nje gjendje te rende ekonomike, punesimi, infrastrukturale, institucionesh sociale e shendetesore, pa investime etj, shkak keto te braktisjes masive, gje qe e theksoi sot edhe INSTAT.

Per te disaten here e pame sot Ramen duke inspektuar punimet ne rrugen Kardhiq-Delvine ne 7 vite qeverisje?

Sa here duhej te ishte mbaruar ajo pjese e mbetur qe me 2013-ten e sa here ai ka deklaruar perfundimin e saj ne pak kohe?!

Po rruga Permet-3 Urat, arteriet rurale, bujqesia, blektoria, perkrahja sociale, spitali i Tepelenes, Permetit dhe me tej i Gjirokastres, per te arritur te Universiteti e pse jo, edhe te aeroporti etj.

Asgje, asgje, vetem fjale, premtime, mashtrime ne 7 vite per kete Qark e popullesi me vlera te medha e te pa zevendesueshme.

Fatmiresisht tashti ka ardhur fundi i kalvarit edhe per Qarkun e Gjirokastres, shpejt fillon ndryshimi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb