Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu,me anë të një reagimi, shprehet se shifrat e infeksionit nga koronaviriusi në Gjirokastër, janë dëshmi e keqmenaxhimit kombëtar të pandemisë.

Shehu thekson se shifrat janë shumë të larta dhe se qeveria ka dështuar për të parandaluar Covid-19.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Shifrat e Qarkut te Gjirokastres, deshmi e keqmenaxhimit kombetar te epidemise!

Asnje koment institucional deri me sot:

Si eshte e mundur qe Qarku i Gjirokastres me dendesi te ulet te popullesise, me fshatra e ekonomi te shperndara, pa ndermarje e institucione me koncentrime punonjesish, me pa punesi te larte e me nivel shume te ulet ekonomik, qe nuk lejon ata qytetare fisnike te frekuentojne bare a restorante etj, te jete me numrin me te larte te te prekurve nga Covid ne Shqiperi per 100 mije banore, edhe perpara Tiranes?!

  1. Pa dyshim nje faktor eshte “bomba biologjike” Retro e disa aktivitete qe e shoqeruan, por qe pushteti e institucionet edhe te drejtesise, e lane ne heshtje duke u bere keshtu pjese e atij “krimi ndaj njeriut”.
  2. Por pervec kesaj eshte dhe keq menaxhimi i mepareshem qe lejoi ate “agresion” e coi ne ato pasoja te renda mbas tij me mungesen e testimeve, mos involvimin e mjekut te familjes, mos aktivizimin e spitalit duke detyruar shume paciente te qendrojne ne shtepi edhe pa rimbursim, me pasoja negative kjo per shendetin e perhapjen e metejshem te infeksionit!
  3. Pra jane po ato faktore te qellimshem edhe keq menaxhuese, qe jane ne baze te deshtimit te plote te perballjes me kete epidemi ne nivel vendi.

—Deri sa dhe me te dhenat e dites se sotme jemi vendi me pozitivitet me te larte ne Europe te atyre “palo” testimesh qe realizohen, duke shkuar ne afer 30%!

Dhe kjo Qeveri e papergjegjeshme mjaftohet me nxjerrjen cdo dite te nje komunikate shabllon, por pa shprehur asnje shqetesim per cfare po ndodh e cfare na pret ne javet e ardheshme, jo me te deklaroje masat adeguate e te ndermare veprime energjike sic kerkon gjendja.

Sigurisht keshtu si po shkojne gjerat, asgje e mire nuk duket ne horizont, perkundrazi!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb