Ish-ministri Tritan Shehu reagon për trazirat e krijuara në Mal të Zi pas shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse serbe.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu thekson se ngjarjet në Mal të Zi treguan se “Serbia është akoma e ngarkuar me ëndrrat e ‘Serbisë së Madhe'”.

Gjithashtu, sipas ish-ministrit shqiptar, këto trazira treguan “kthimin e Ramës në një zëdhënës të Vuçiç për “Jugosllavinë e Re”, që përbën pikën kulmuese të marrjes së lidershipit nga Vuçiç”.

Postimi i Tritan Shehut:

Politikat e Rames, faktor stimulues i revanshit serb ne Mal te Zi.
Ngjarjet ne Mal te Zi treguan:
a) Se Serbia eshte akoma e ngarkuar me endrat e “Serbise se Madhe”.
b) Rrezikshmerine e “projekteve” te Vucic per Rajonin.
Fatkeqesisht Serbia “fytyren” vazhdon ta kete nga Lindja, per ku tenton te terheqe edhe Ballkanin Perendimor nen dominimin e saj.
Kjo “ushqehet” dhe nga lidhja e Serbise me Rusine, maredheniet ushtarake me ate, nga firmosja e Traktatit te Unionit EuroAzian me Mosken e influencat e saj.
Ndersa Rama i bindur se per ate si per te gjithe autokratet nuk ka vend ne BE, po i sherben kesaj me:
1-Politikat e tij kapitulluese ne kundershtim me interesat tona e te Rajonit, qe i dhuruan Vucic rolin lider ne Rajon, rol qe Shqiperia po e luante pozitivisht.
2-Sinkronizimin me teorine Serbe per “ndryshimin e kufijeve” ne realizimin e aspirates se ”Serbise se Madhe”, qe ishte nje pike shkaterruese e prestigjit tone dhe e unitetit midis nesh ne politikat Rajonale.
3-Kthimin e Rames ne nje zedhenes se Vucic per “Jugosllavine e Re”, qe perben piken kulmuese te marjes se lidershipit nga Vucic, vasalizimin ndaj tij, zbehjen e aspirates sone jetike, ate europiane.
Keto qendrime kane luajtur rol per konsolidimin e “endrave” te qarqeve nacionaliste serbe, te konkretizuara dhe me ngjarjet ne Mal te Zi.
Por nga ana tjeter ato ngjarje po qartesojne realitetin ndaj teorive te Vucic perfshi “Ballkanin e hapur” alias “Jugosllavia e Re”, duke ja treguar “lakuriq” fallcitetin e tyre opinionit, BE e Perendimit.
Bashkepunimi rajonal eshte i dobishem edhe ne procesin e integrimit, por atehere kur ai udhehiqet e garantohet nga Brukseli, kur ne te perfshihen si te barabarte te gjithe vendet e rajonit perfshi dhe Kosoven, kur dhe ata qe jane antare te BE ne Rajon apo shume prane tij, behen ne nje forme pjese e saj.
Por kjo nuk mund te realizohet nepermjet “projekteve” ku autor, realizues e garant eshte Vucic, qe kane nje objektiv: Rajonin nen Serbine drejt Lindjes.
Mali i Zi e konfirmoi perseri kete te vertete te rrezikeshme.
Ajo duhet ndalur!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb