TIRANË- Demokrati Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit të raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore. Në faqen e tij të Facebook, Shehu shprehet i tronditur nga ky raport, ndërsa shpreh keqardhjen për nivelin e kriminalitetit dhe korrupsionit të konstatuar nga DASH në vendin tonë. Ai rendit disa prej pohimeve në raportin e DASH.

“Tronditës raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore në dhe nga vendi ynë. Kritika të forta për strukturat shtetërore, “nuk plotësohen as standardet minimale”, dhe kulmi i alarmit: deputetë trafikantë në Kuvendin tonë. Trafikim grash, fëmijësh, burrash, për seks e si skllevër pune. Zyrtare e policë bashkëpunëtore me trafikantët. Korrupsioni bllokues për të goditur këtë fenomen. Lëvizjet e pa argumentuara të policëve të kualifikuar, një tjetër shkak dëmtues i përpjekjeve etj. Keqardhje dhe turp për këto nivele kriminaliteti e korrupsioni te ne.

Dhe aq më keq kur kriminelët vazhdojnë të ulen, flasin e votojnë edhe në Parlamentin tonë. Apo paguhen si punonjës të atyre institucioneve, që janë përgjegjësit kryesorë në luftë me këtë fenomen shkatërrues”, shkruan Shehu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: