Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së.

Ai thotë se Mustafa është miku i tij i vjetër, ndërsa pas kësaj fitoreje shpreson që LDK-ja nën drejtimin e Mustafës të fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme.

STATUSI I PLOTË
Isa Mustafa rizgjidhet ne krye te LDK.
Urimet me te mira mikut tim te vjeter, luftetarit te pa epur per te drejtat e pavarësine e popullit kosovar dhe te Kosoves.
Isa eshte pa dyshim nje personalitet i shquar, ish bashkepuntor i ngushte i Presidentit Rugova, intelektual me vlera, i qarte ne pozicioniet e tij politike ne mbrojtje te interesave te Kosoves e stabilitetit te Rajonit.
LDK nen udheheqjen e tij, jam i sigurte qe do te vazhdoje te konsolidohet ne pozicionet e saj si Qender e Djathte, pjese e familjes te PPE, partner i ngushte i PD-se.
Nje lajm i mire ky per ate force politike, rolin e saj thelbesor, fitoren e ardheshme te LDK ne zgjedhjet e ardheshme politike, maredheniet e ngushta midis Prishtines e Tiranes.
Urimet me te mira atij e LDK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb