Deputeti demokrat Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka sjellë në vëmendje votën kundër të deputetëve të PS-së lidhur me rezolutën që paraqiti opozita dy vite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, përsa i takon dënimit të gjenocidit serb.

Shehu shkruan se ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë, PS mban të bllokuar këtë rezolutë, Asamblea e OKB votoi për të shpallur 11 korrikut si ditën përkujtimore të gjenocidit serb në Srebrenicë.

Postimi nga Tritan Shehu

Vota e turpit te PS, historia nuk do ta haroje.

12 Maj 2022, kjo maxhorance midis “harese” dhe entusiazmit revolucionar rezon Rezoluten e deputeteve te PD per te njohur e denuar genocidin serb ne Srebrenice.
Per te shpallur 11 Korrik si dite perkujtimore te atij genocidi.

Dje ishte Asamblea e OKB qe me shumice votash votoi Rezoluten per njohjen e denimin e genocidit serb ne Srebrenice.

Shpalli 11 Korrik si dite perkujtimore per ate genicid.

Nderkaq po kjo maxhorance vazhdon te mbaje te bllokuar Rezoluten tone per njohjen e denimin e genocidit serb ne Kosove.

Me kerkesen ne ate ndaj Qeverise se Shqiperise per te asistuar Kosoven ne rrugetimin e veshtire, per te pregatitur e dorezuar dosjen perkatese prane institucioneve nderkombetare.

Perseri per turpin e saj kjo maxhorance i kundervihet kesaj inisiative.

Sic duket edhe ne kete rast do te jene me te shpejte nderkombetaret a vende te tjera ta realizojne kete veprim te drejte e dobiprures.

Njolle tjeter turpi kjo per Kuvendin tone…

Bashkengjitur jane fotot e atij votimi turpi ne Kuvend, rezoluta e rezuar per Srebrenicen, ajo e bllokuar per Kosoven si dhe votimi ne OKB.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: