TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në banesën e një efektivi të policisë në Fushë-Prezë. Sipas të dhënave zyrtare, policia është njoftuar për shpërthimin rreth orës 02:25 të mëngjesit në numrin e emergjencave 112.

Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A.K. me detyrë punonjës policie në Rinas, ishte vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.11.2016, rreth orës 02:25, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, në Fushë-Prezë, është dëgjuar një shpërthim.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas, dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i kësaj lënde të dyshuar eksplozive, ka patur vetëm dëme të lehta materiale.
Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes, po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj vepre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: