KAMËZ

Partia Demokratike ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme i është vendosur tritol në banesë nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, Vendim Demaj, ndërsa akuzon policinë se fsheh ngjarjen.

Në lidhje me këtë rast, burime nga Policia i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Dorjana Bezat se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në të njëjtin pallat ku jeton Demaj duke hedhur poshtë kështu pretendimin e PD-së se lënda plasëse është vendosur në apartamentin e nënkryetarit të bashkisë.

Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur në katin e tretë në derën e banesës me qira të shtetasit, Paulin Gjegjaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: